“Marrëzia” u zgjat me ligj; U ndryshua me kërkesë të deputetëve

Një muaji pasi qeveria e kryeministrit Rama nisi punën në tetor të vitit 2013-ës, nisi aksionin e njohur “ Fundi i marrëzisë ” kundër pikave të paligjshme te basteve dhe lojërave të fatit.

Operacioni u drejtua nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe mijëra makineri u sekuestruan, qindra subjekte u bllokuan dhe pronaret e tyre u ndoqën penalisht.

Në kohën e aksionit rivaliteti mes “mafies” së kumarit dyshohet se solli edhe vrasjen e një biznesmeni të lojërave të fatit në kryeqytet. Elvis Doçi u ekzekutua në zonën e komunës së Parisit në kulmin e operacionit “Fundi i marrëzisë”, vrasje ende e pazbardhur.

Në të njëjtën kohë një shef komisariati në Tiranë u kërcënua me jetë. Në fillim të 2015-ës ministria e financave e drejtuar nga Shkëlqim Çani prezantoi ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili parashikonte që pikat e basteve apo kazinotë deri në fund të 2016-ës duhet të zhvendoseshin jo më pak se 200 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet, nga institucionet fetare, institucionet e arsimit parauniversitar dhe ato të arsimit të lartë.

Një vit më vonë me kërkesë të 6 deputetëve Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini, ndryshoi sërish ligjin duke shtyrë afatin e zhvendosjes së pikave të lojërave të fatit larg institucione fetare dhe arsimore deri në 31 dhjetor 2018.

Një tjetër ndryshim që iu bë ligjit ishte dhe ulja nga 200 në 100 metra e distancës që duhet të kenë pikat e kumarit nga institucionet e kultit apo shkollat.

Por si është situata sot, 8 muaj para skadimit të afatit, Fakulteti i shkencave të natyrës është i rrethuar nga kazino dhe pika bastesh. Kazino mund të gjesh edhe fare pak metra larg xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës ose në rrugën hyrëse të shkollës së mesme teknike-ekonomike pranë Parlamentit të Shqipërisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi