Marrëveshja Shqipëri-Greqi, Rama: Do mbyllet me një pakt të ri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”, duke u shprehur se Shqipëria dhe Greqia do të arrijnë një marrëveshje për një dokument të ri strategjik bashkëpunimi.

“Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme. Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit”, tha Rama.

Rama foli edhe për marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar këto arritje për emrin e ri të Maqedonisë.

‘Është një periudhë që duhet të vlerësojmë arritje dhe kryesisht marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut , në saj të udhëheqjes së guximshme të Tsipras dhe Zaev, të cilët morën pjesën e rrezikut për të konfirmuar diçka që nuk ishte asaj e lehtë, por ata gjithashtu treguan se ka zgjidhje nëse ka vullnet”, tha Rama.

Sa i përket Samitit të Londrës me vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh se ndikon që vendet të qëndrojnë të bashkuara, por në një kohë jo të mirë për Bashkim Europian.

“Është një proces i rëndësishëm, i cili filloi 5 vite më parë dhe po vazhdon me një ritën të kënaqshëm. Këto takime ndihmojnë në masën më të madhe për të na mbajtur të bashkuar dhe të lëvizim së bashku. Sigurisht, kjo po ndodh në një kohë kur gjërat në Europë nuk janë duke shkuar mirë, kështu që duket si një mallkim për Ballkanin. Ne po përmirësohemi, Europa po shkon në drejtimin e kundërt”, tha Rama.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi