Marku në Sofje, memorandum për shkëmbim informacioni me Bullgarinë

Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacionit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike.

Shqipëria dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacionit në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, dhe kjo falë një memorandumi bashkëpunimi të firmosur në Sofje nga kryeprokurorja Arta Marku me homologun Sotir Tsatsarov.

Marku u takua fillimisht me ministren e Drejtësisë të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva dhe me përfaqësuesin e Këshillit Suprem Gjyqësor Boyan Magdalinchev dhe anëtarë të Kolegjit Prokurorial të Këshillit Suprem Gjyqësor dhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Boris Velchev.

Qëllimi i Memorandumit është për t’u kushtuar vëmendje të veçantë përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit, si dhe nevojën për bashkëpunim të efektshëm.

Palët bien dakord, brenda juridiksioneve të tyre, të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacion dhe zhvilluar konsultime për përgatitjen dhe zbatimin e kërkesave për ndihmë juridike dhe veprime të tjera, për aq sa ato janë të zbatueshme brenda fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacionit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi