Maqedonia me indeksin më të ulët të çmimeve në Europë

Maqedonia është vendi me indeksin më të ulët të çmimeve në Evropë, ndërsa Islanda me nivelin më të lartë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) shpalosi rezultatet e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PFB) për vitin e kaluar sipas indeksit të nivelit të çmimeve për shpenzimet e konsumit familjar.

Në rezultate janë përfshirë 28 shteteve të Bashkimit Evropian (BE), 3 shteteve të Shoqatës Evropiane për Tregti të Lirë (EFTA) (Zvicra, Islanda dhe Norvegjia), 5 shtete kandidate (Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia) si dhe një shtet kandidat potencial.

Hulumtimi i zbatuar në 37 vende tregon se me indeksin më të ulët të çmimeve prej 47 është Maqedonia, ndërsa me indeksin më lartë prej 166 është Islanda.

Indeksi i nivelit të çmimeve tregon fuqinë blerëse të valutave kombëtare të vendeve në krahasim me kursin e këmbimit. Në rast se indeksi i nivelit të çmimeve të një vendi është mbi 100 atëherë ky vend konsiderohet si i “shtrenjtë” në mesataren e vendeve me të cilat krahasoshet, ndërsa nëse është më e ulët se 100 atëherë konsiderohet si i “lirë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi