Maqedonia e Veriut shpall gjendje të re të jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit, që do të zgjasë tetë ditë duke filluar nga sot.

“Mora një vendim të ri për të përcaktuar ekzistencën e një gjendjeje të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit.

Vendimi është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të paraqitur nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020″, shkroi presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Në njoftim, Pendarovski thotë se ”partitë politike kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020”.

“Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka për qëllim të bëjë të mundur përgatitjen pa pengesa të zgjedhjeve dhe veçanërisht zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në mes të një pandemie të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjendja e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej tetë ditësh do të lejojë që procesi zgjedhor të vazhdojë i pandërprerë”, theksoi Pendarovski.

Siç thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit, pas marrëveshjes së arritur politike, është e nevojshme që institucionet të ndërmarrin të gjitha veprimet në kohë sipas kompetencave të tyre, në mënyrë që të bëhen përgatitje cilësore dhe të plota për procesin zgjedhor.

“Pres që ditët e gjendjes së jashtëzakonshme të përdoren vetëm për t’u miratuar vendimet dhe protokollet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, me theks në masat e mbrojtjes së shëndetit publik”, tha Pendarovski.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

BE-ja e quan “partner strategjik” Turqinë

Zv/presidenti i Komisionit Evropian për vendet e punës, rritjen ekonomike, investimet dhe konkurrencën, Jyki Katainen, ka deklaruar se Turqia dhe Bashkimi Europian (BE) janë...

Turqia zotohet të mbrojë firmat nga trajtimi “i padrejtë” i SHBA-së

  Turqia asnjëherë nuk do të shmangë mbrojtjen e firmave turke nga trajtimi i padrejtë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha ministrja...

Nga: Durim Çaça: Eskiz, 1

Eskiz, 1 mësuar me vërshimin e egër t’erëmimit të akacies së verdhë me dobësin’ për sharmin e palatuar të së natyrshmes së re erën e gurit, të tërfonjës së...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...