Maqedonia e Veriut: Na ndani nga Shqipëria, më mirë një se asnjë

Shqipëria është në mesin e një halli të madh të prodhuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Megjithatë, perspektivat për një nisje të shpejtë të negociatave me BE-në nuk duket se janë afruar.

Për këtë arsye, Maqedonia e Veriut po kërkon që të ndahet nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së. EuroNews raporton se disa vende të BE-së kanë shprehur shqetësim për përparimin e Shqipërisë.

Duke folur për EuroNews, kryediplomati maqedonas Nikola Dimitrov tha se ndarja me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së mund të jetë një zgjidhje.

“Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj europian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë”.

Nuk dihet nëse BE do e pranojë një kërkesë të tillë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Marrëveshja e shpejtë në favor të Serbisë

Arritja e një marrëveshjeje brenda pak muajsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vlerësohet se është në favor të Serbisë pasi ia mundëson ecjen drejt anëtarësimit...

Rënie marramendëse e vlerës së Facebook-ut, humb 150 miliardë dollarë

Rrjeti social Facebook, pas deklaratës së bilancit të çerekut të dytë të vitit, humbi 150 miliardë dollarë. Gjigandi i medias sociale jetoi rënin më të...

Hong Kong, protestë kundër projektligjit të ekstradimit

Dhjetëra mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër projektligjit kontradiktor të qeverisë për ekstradimin, njoftojnë mediat vendore. Protestuesit e...

Së fundi

Hoti flet pas futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Do të veprojmë sipas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëri serbe janë parë të hyjnë në atë...

Gjendet trupi i pajetë i një 48-vjeçare në lumin e Vjosës

Shtetasja me inicialet L.M është gjetur e vdekur buzë lumit Vjosë pranë Memaliajt këtë mëngjes. 48 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh...

Lajmet dt: 07/ 08/ 2020

https://youtu.be/aZZtwsDU6Co Ngjarja horror e ndodhur në Buçimas të Pogradecit ka tronditur mbarë opinionin publik.Ndërsa sot në banesën e Firdes Çekiçit janë hapur dyert e mortit...