Maqedoni, Zaev i përmbajtur për sigurimin e shumicës

Pavarësisht se ndryshimet kushtetuese janë futur në procedurë parlamentare, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklarohet i përmbajtur në pyetjet nëse shumica e nevojshme prej 2/3 është siguruar.

Ai vlerëson se kjo do të vërtetohet gjatë procedurës.

Zaev konfirmoi se edhe ai vetë ka biseduar me deputetët opozitarë, por duke mos shpjeguar se pse Qeveria vendosi për ndryshime kushtetuese ndërsa  numrat e nevojshëm të paktën zyrtarisht nuk janë të sigurt.

” Mund të besoj se kemi por edhe nuk kemi, por në fund këtë do ta konfirmojmë dhe do të shihet. Nuk mundet askush ta thotë këtë. Do të vërtetohet në momentin e votimit. Nisma është kjo, ne kemi diskutuar me shumë deputetë madje edhe unë personalisht, por edhe deputetët mes vete dhe pamë që kemi një shumicë progresive e cila është motiv i mjaftueshëm që t’i hapim proceset ashtu siç bëri Qeveria”,  deklaroi Zoran Zaev.

Zaev ndërkohë hodhi poshtë zërat për blerje të votave ose për pazare me deputetët opozitarë, raporton Alsat.

Kryeministri shtoi se në rast se procesi bllokohet në Kuvend, opsion mbeten zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi