Maqedoni, promovohet programi për konkurrencë dhe sipërmarrje

Pesëdhjet e tre milionë denarë është shuma e paraparë për konkurrencë dhe sipërmarrje gjatë vitit 2019 në Maqedoni, deklaroi në një konferencë për media ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi.

Duke rikujtuar se në vitin 2017 programi i njëjtë kishte akoluar vetëm 10 milionë denarë, Bekteshi theksoi se fondet me të cilat mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme rriten vazhdimisht, bashkë me politikat e përgjithshme industriale.

Bekteshi theksoi se konkurrueshmëria dhe sipërmarrësia këtë vit janë ndarë në 4 pjesë.

“Pesëdhjetë e tre milionë denarë janë siguruar për këtë program, i cili është i ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë mbështetje e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pjesa e dytë ka të bëjë me politikën industriale në përgjithësi, pjesa e tretë ofron mbështje për kllasterët në vend, ndërsa kemi paraparë edhe pjesën e katërt ku mbështesim kompanitë me veprimtari të përgjegjësisë shoqërore”, tha Bekteshi.

Ai kujtoi se në vitin 2018 Ministria e Ekonomisë ka realizuar 99 për qind të fondeve të parapara me programet e konkurrencës, inovacionit dhe sipërmarrësisë.

Duke nënvizuar se viti 2019 për Maqedoninë do të jetë një vit i ekonomisë, Bekteshi tha se së bashku me komunitetin e biznesit do të realizojnë buxhetin e parashikuar për këtë vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi