Maqedoni, memorandum për zhvillim të barabartë rajonal

Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike i Maqedonisë, Koço Angjushev, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada, sot nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të barabartë rajonal.

Ministri Angjushev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Zvicrës dhe Republikës së Maqedonisë, ndërsa fokus i veçantë është vënë në procedurat për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ambasadës së Zvicrës/Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, për programin “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rajonal 2017-2021”, për të cilin janë planifikuar 5.3 milionë franga zvicerane ndërsa Qeveria do të kontribuojë me 1.7 milionë franga zvicerane.

Ai vuri në dukje se qëllimi kryesor i këtij programi që përbëhet nga tre komponentë, është që t’u mundësojë institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me sukses politikën për zhvillim të barabartë rajonal dhe të marrin parasysh nivelin e zhvillimit të secilit rajon individualisht.

“Në komponentën e parë janë caktuar 1.7 milionë euro dhe në të do të zhvillohet softuer përmes të cilit ne do të jemi në gjendje të përcjellim se si shpenzimet e buxhetit janë alokuar në rajone. Në komponentën e dytë, i cili është prej 0.7 milion franga zvicerane, ne kemi dedikuar fonde për kategorinë e rrezikuar të qytetarëve dhe për të përmirësuar infrastrukturën e tyre. Komponenta e tretë përbëhet nga pjesa tjetër e burimeve të saj dhe është më i madhi, ndërsa në të synohen projekte infrastrukturore dhe inovative në të gjitha tetë rajonet”, tha Angjushev.

Nga ana tjetër, ambasadroja e Zvicrës, Sybille Suter Tejada, në prononcimin e saj për gazetarët, tha se Zvicra mbështet politikat dhe aktivitetet që lidhen me zhvillimin rajonal në vend që nga viti 2012.

“Gjatë pesë viteve të fundit ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm në drejtim të reduktimit të pabarazive rajonale dhe në drejtim të pasjes së një politike të duhur të zhvillimit rajonal. Prandaj, ne kemi stimuluar debatin midis institucioneve kombëtare dhe rajonale dhe kemi stimuluar përfshirjen e aktorëve rajonalë dhe lokalë, shoqërisë akademike, komunitetit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile”, tha Tejada.

Angjushev dhe ambasadorja Tejada u dakorduan se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe se në të ardhmen, zbatimi i projekteve të përbashkëta do të arrijë rezultate edhe më të mira, me të cilat do të kontribuohet për një zhvillim më intensiv ekonomik si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi