Maqedoni, konfirmohet dënimi me 6 vite burg për Jankulloskën

Gjykata Penale në Maqedoni ka konfirmuar masën e dënimit në procedurën e ndarë për ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”.

Penalja konfirmoi dënimin me 6 vite burg për ish ministren Jankulloska.

Gjykata e Apelit më 5 tetor në rastin “Tanku” shqyrtoi dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ndërsa Gjykata e shkallës së dytë kishte ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi