Maqedoni : Është rritur numri i të prekurve me covid-19 janë rregjistruar 8 viktima dhe 134 raste të reja në 24 orët e fundit

Virusi Korona i mori jetën edhe të 8 personave. Numri i viktimave nga CoVid-19 në vend arriti në 201. Në Klinikën Infektive humbën jetën një 65 vjeçare, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçar. Në Spitalin “8 Shtatori” nuk mundën të mbijetojnë dy 77 vjeçarë. Në Klinikën e Urologjisë vdiq një 86 vjeçar nga Kumanova. Ndërkaq, dy të vdekurit më 13 qershor nga Tetova, sot i diagnostikuan pozitiv teste post-mortum.

Ministria e Shëndetësisë
Shkup 5 të vdekur – total 62
Tetovë 2 të vdekur – total 32
Kumanovë 1 i vdekur – total 29

Në 24 orët e fundit u shëruan 34, ndërsa nga 1173 teste e bëra u regjistruan 134 raste të reja me CoVid-19. Në Shkup 97 raste të reja, gjithsej 1995 raste. Në Tetovë 11 raste, gjithsej 441.
Në Kumanovë 5, gjithsej 651. Në Resnjë 7, Strugë 3, nga 2 në Kërçovë dhe Krushevë. Kurse nga 1 rast u shënuan në Manastir, Prilep, Veles, Kavadar, Vallandovë, Kratovë dhe Negotinë.

Numri i të prekurve në vend arriti në 4.289, raste aktive janë 2.331 ose 574 më shumë se të shëruarit. Mbi 45 mijë testet e bëra deri më sot, gjithsej 9,5% kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, vendet e rajonit kanë bilanc më të ulët krahasuar për kokë banori. Shqipëria me mbi 1500 të prekur ka vetëm 36 të vdekur, Kosova me mbi 1400 të prekur ka vetëm 32 viktima. Greqia me mbi 3100 të prekur ka 183 të vdekur, Bullgaria prej mbi 1700 të prekurve kanë vdekur 174 dhe Serbia me mbi 12.300 të infektuar ka vetëm 254 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Të bllokuar nga dëbora, shpëtohen 4 të rinj në Gjirokastër

    Aventura e katër të rinjve të apasionuar pas alpinizmit për pak përfundoi në tragjedi. Të rinjtë mbetën të bllokuar për shkak të dëborës që nga...

Karriera në pikiatë, tani Boateng duhet të përballet edhe me ligjin

Vetëm pak kohë më parë konsiderohej si një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim, por në një periudhë të shkurtër karriera e Jerome...

Miratohet kura e re kundër kancerit! Ja çfarë duhet të dini

Kura kundër kancerit është ajo për të cilën po kryhen kërkime dhe studime të shumta, por deri para pak kohësh pa rezultat. Por dje Agjencia...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...