Maqedoni e Veriut, regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se 20 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) janë konfirmuar në vend në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostikuarave në 1.642 që nga fillimi i epidemisë.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 pacientë të shëruar dhe deri tani, gjithsej 1.136 pacientë e kanë mposhtur virusin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se në 24 orët e kaluara, janë kryer 275 teste për COVID-19 dhe se gjithsej 19.096 testime janë kryer në vend deri më tani.

Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 415.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar të vdekur nga koronavirusi, ndërsa që nga fillimi i epidemisë, në vend janë konfirmuar 91 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi