Maqedoni e Veriut, qeveria miraton kufizim të ri të lëvizjes gjatë fundjavave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ndalesa e lëvizjes gjatë fundjavave të fillojë nga ora 16:00 dhe të përfundojë në ora 05:00,(AA).

Siç thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar, në seancën e 28-të, qeveria miratoi Procesverbalin e Takimit të Dhjetë të Shtabit Kryesor për Koordinimin e Krizave për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19), të mbajtur më datë 25 mars.

Me propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas përfundimit të shtabit të krizave, qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin e ndalesës së lëvizjes në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavave.

“Me këto ndryshime, ndalimi i lëvizjes gjatë fundjavave, pra të shtunave dhe të dielave, do të fillojë në ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00. Të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet private që punojnë gjatë fundjavave duhet të përshtaten me kufizimet e reja të lëvizjes dhe të përfundojnë procesin e punës deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftim theksohet gjithashtu se të gjitha ndalimet dhe kufizimet e miratuara më parë mbeten në fuqi.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Industrisë së naftës i nevojiten 11 trilionë dollarë investime deri në vitin 2040

Industria e naftës ka nevojë për investime të cilat kapin shumën prej rreth 11 trilionë dollarë, dhe të njëjtat do të duhet të realizohen...

OVL e UÇK-së mbledh afër gjysmë milioni euro nga anëtarësimi, por nuk kanë raport financiar

  15 euro në vit paguajnë 35 mijë anëtarë veteranë të UÇK-së, në Organizatën e Veteranëve të Luftës (OVL), anëtarë këta që dikur ishin 25...

Telefonat e veshit kur je në timon, më të rrezikshëm se kur i mban me dorë!

Telefonat që nuk mbahen në dorë, paraqesin më shumë rrezikshmëri se sa telefonat e tjerë të thjeshtë që me duar ti i mban në...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...