Maqedoni e Veriut, pranohet dorëheqja e Gruevskit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar sot dorëheqjen e Nikola Gruevskit.  Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dha dorëheqjen e tij në Kuvend më 5 qershor.

Dorëheqjen nga funksioni i deputetit, ish-kryeministri e dha pas procedurave gjyqësore dhe largimit drejt Hungarisë, ku fitoi edhe azil politik.

Dorëheqja kishte arritur në Kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi