Maqedoni e Veriut, ndryshon ora policore gjatë festës së Fitër Bajramit

Spasovski, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se duke ndjekur gjendjen epidemiologjike me COVID-19 dhe rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, në seancën e sotme të qeverisë është vendosur që ora policore të zgjatet.

“Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00”, shkroi Spasovski.

Dita e dielë është dita e parë e Fitër Bajramit, në të cilën është lejuar lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në ora 11:00.

Gjatë ditës së hënë, që është dita e dytë e Fitër Bajramit, është e ndaluar lëvizja e qytetarëve gjatë gjithë ditës, deri në mëngjesin e së martës në ora 05:00.

Ndërkohë, nesër më 23 maj, si dhe të martën më 26 maj dhe në ditët në vijim, do të vlejë ora policore e deritanishme, nga 19:00 deri në ora 05:00 mëngjesin e nesërm.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Zingraf mesazh të rëndësishëm shqiptarëve

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, që janë të interesuar të punojnë në...

Shorti i Champions, UEFA ndryshon rregullat

Në 15 mars në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Champions League. Këtë vit UEFA vendosi të ndryshojë procedurën...

BIK-u merr vendim për xhumanë e radhës, lutje për viktimat e xhamive në Zelandë

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë me dije se ka marrur vendim që me rastin e faljes së namazit të Xhumasë, në të gjitha...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...