Maqedoni, dialogu politik nga Parisi zhvendoset në Ohër

Procesi “Zhan Mone”, i cili përherë të parë nuk do të mbahet në Paris por në Ohër, me siguri do të jetë nga 15 deri 17 mars, ka konfirmuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai në takimin e sotëm tha se pritet prezenca e komisarit Johannes Hahn dhe përfaqësues tjerë të Komisionit Evropian dhe institucione tjera.

Si termin alternativ për mbajtjen e dialogut është muaji maj.

Vendimi për dialogun “Zhan Mone” të mbahet në Ohër është sjellë në takimin e treshes së euro-deputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein me Xhaferin, nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e partive parlamentare./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi