Manja në “Top Talk”: Perceptimi për kriminalitetin, i nxitur nga opozita

Sa i përket ngjarjeve të fundit kriminale në vend, asaj në Bllok, ngjarja e rëndë e një dite më parë në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona, Ulsi Manja, deputeti i PS, u shpreh në “Top Talk”, se ato kanë qenë konflikte të çastit dhe është e pamundur të parandalohen.

Ai u shpreh më tej se e rëndësishme është reagimi i agjencive ligjzbatuese të shtetit. Manja theksoi se perceptimi popullor për kriminalitetin është i nxitur nga opozita.

“Statistikat flasin për një rënie të kriminalitetit, ndërsa perceptimi popullor është i nxitur nga opozita. Është shumë i rëndësishëm reagimi i agjencive ligjzbatuese të shtetit dhe jo vetëm në ngjarjen e Bllokut, por edhe atë të Matit, forca e shtetit ka qenë në parametrat e larta”, tha Ulsi Manja./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi