Mandzukiç “flirton” me Dortmundin

Një flirt, që zgjat prej më shumë se një viti në merkaton e futbollit europian, mund të kurorëzohet me largimin e bujshëm të Mario Mandzukiç nga kampionët e Italisë.

Juventusi e llogarit “bomberin” kroat mes lojtarëve që do të nisë sezonin e ardhshëm, por temperaturat e larta të kësaj vere dhe ofertat joshëse mund ta çojnë atë në një kampionat që e ka provuar më parë.

Ka një skuadër mbi të gjitha që po provon me çdo kusht të bindë Mandzukiç për t’i veshur ngjyrat e saj. Borussia e Dortmundit e provoi me kroatin edhe verën e kaluar, por pa sukses. Skuadra gjermane, e cila kishte përjetuar një sezon zhgënjyes, ishte e bindur se personaliteti në fushë i Mandzukiç do ta ndihmonte shumë, por në fund nuk arriti asgjë.

Por këtë vit, Dortmundi iu afrua titullit dhe përmirësoi ndjeshëm paraqitjet, madje nëse do ta kishte Mandzukiç, ndoshta titulli do të kishte shkuar drejt pellgut të Ruhrit. Borussia magjepsi me lojë, me tifozë dhe me filozofinë e saj, e për këtë drejtuesit synojnë të përforcohen, siç bënë me 3 blerje ende pa nisur mirë merkatoja.

Problemi kryesor përfaqësohet nga paga e kroatit. Ai merr 6 milionë euro te Juventusi, diçka jo e pamendueshme, por e vështirë që t’ia paguajnë në “Signal Iduna Park”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Pas Kuvendit, Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Presidenca duket se do i përgjigjet me konferencë të jashtëzakonshme për...

Ngjarja e Kavajës/Gjykata lë në burg 7 djemtë, nëna humb ndjenjat

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg shtatë adoleshentët që akuzohen se abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren nga Kavaja. Shtatë djemtë, nxënës të...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...