Mandatet e Rakipit dhe Rehovicës; KQZ vendos: Nuk do jenë më deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndërperjen e mandatit të deputetit për Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI. Prokuroria e Përgjithshme solli fakte se ata ishin përfshirë në disa ngjarje në Itali dhe nuk kishin treguar as emrat e dyte të përdorur.

Vendimi u kalua me votat e 5 anëtarëve të KQZ-së, pas shqyrtimit të çështjes ku u paraqitën argumentet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ato të palës mbrojtëse.

Heqja e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica lidhet me procesin e dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por janë përfaqësuar përkatësisht nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishaj.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme, KQZ i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për dëbimin e kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kaprit nga Gjermania./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi