SPORT

Manchester United largon yjet: Pogba, i pari në listë

Spread the love

Aventurës së dytë të Paul Pogba te Manchester United duket se po i vjen fundi. Tashmë raportet mes mesfushorit francez dhe trajnerit Mourinho janë përkeqësuar shumë javët e fundit dhe në shumë ndeshje portugezi e ka lënë 25 vjeçarin në stol dhe këtu përfshihen edhe përballjet e Ligës së Kampioneve ndaj Sevillas në 1/8 e finaleve.

Prej kohësh po flitet për një largim të Pogba nga “Djajtë e Kuq”, zëra që fillimisht janë mohuar nga Mourinho. Por kjo nuk e ka penguar median britanike që të flasë me shumë siguri në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se Pogba do të jetë një prej lojtarëve që do të lënë “Old Trafford” verën e ardhshme.

Madje është arritur deri aty sa të theksohet se tashme Manchester United ka vendosur çmim për futbollistin. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, ‘Djajtë e kuq’ kërkojnë 103 millionë Euro për kartonin e mesfushorit të përfaqësueses franceze, shifër që do të kompensonte atë që Manchester United shpenzoi për ta blerë nga Juventusi në verën e vitit 2016. Sipas ‘Daily Mail’, përveç Pogba, në listën e të larguarve nga Manchester United duket se janë edhe Martial, Darmian e Blind./Top Channel/

Related posts

Kessie, i “rilindur” nga Gattuso

dritatv

Sot përballja me Skocinë, përcakton të ardhmen e kuqezinjve

dritatv

Largimi i Ronaldos dhe Zidanes e la pa fjalë Modriçin! Ja çfarë thotë!

dritatv

Leave a Comment