Manastirliu: Do të ngremë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Ministrja Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë tha se po bëhen gati të ngrenë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme.  “Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”. tha ministrja.

Ministrja deklaroi se është bërë një vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha po bëhen të gjitha vlerësimet për të pasur një strukturë tjetër që do të rehabilitohet për të ofruar shërbim për pacientët e prekur me COVID-19, nëse tejkalohen skenaret e parashikuar.

 

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes nga 13 sëmundje

Edhe pse ushtroni, qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes nga 13 sëmundje, thotë një hulumtim. Hulumtimi i Shoqatës Amerikane të Kancerit, vuri në...

“Profesion dhe pasion”! Historia e dashurisë e Romir Zallës dhe Suela Bakos

Sot janë dy aktorë shumë të dashur për publikun e shumë të suksesshëm, e për të qenë të tillë i ka ndihmuar edhe fakti...

Hanieh: Populli palestinez nuk do të lejojë kurrë zbatimin e planit Akordi i Shekullit

Ismail Hanieh, kreu i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas deklaroi se populli palestinez nuk do të...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...