Malli i stepave! Nga: Agim Hushi

Avioni u ul me nje vrull jo te zakonshem ne aeroportin e mbuluar dhe te zbardhur nga bora, te Moskes.
Betoni i ngrire sikur e kthente frenimin e avioneve ne nje vallzim mjelmash ne pisten e akullt!
Ernesti sapo vuri kemben ne shkallaren e hekurt te aeroportit, ndjeu eren e akullt tia priste fytyren. Mbuloi shpejt me kujdes me shallin e madh e te leshte qafen e zbuluar dhe u kujtua se kishte ardhur ne nje nga vendet me te ftohta te botes se qyteteruar per te kenduar !
Ishte hera e pare qe vinte ne Moske!
Ishte ftuar te kendonte ne nje festival boteror te operas, qe mbahej diku larg ne republiken chuvashe, ne Cheboksari.
Me pas do te kendonte, ne kthim, ne Balshoi Teater te Moskes ne nje kincert Gala te madh, me kengetaret me te mire ruse, ku e kishin njoftuar se do ta celte dhe mbyllte ai koncertin me ariet e tije!
Ndjehej i lumtur qe do vizitonte kete vend te madh, me kulture te madhe, ku kishin jetuar dhe krijuar artistet e tije favorite; Pushkini, Chehovi, Tolstoi, Kuprini, Esenini, Glinka, Rahmaninovi, Cajkovski…
Pasi kaloi kontrollet rutine te kufirit, ne hollin e aeroportit e priste Madam Karpova me nje tufe lule ne duar, me emrin e tij.
U ndje keq per nje moment qe nje zonje po e priste me lule!
Mirsevjen ne Moske e perqafoi ajo gjithe dashuri duke e puthur lehte ne faqe!
Si te shkoi udhetimi? e pyeti Madam Karpova me nje anglishte te paster, pa ate akcentin e njohur rus!
Mire faleminderit, iu pergjigj Ernesti i mahnitur me paraqitjen e hijshme te Ludmilles, qe menaxheri e kishte porositur ta therriste Madam Karpova, e cila dikur kishte qene nje opera star, nje soprano e njohur ne bote, tashme ne pension!
Floket e arte kuruar me kujdes, syte blu te thelle dhe ato buze te skuqura nga te ftohtit, i jepnin asaj nje pamje magjepsese bashke me lekuren e lemuar si mendafsh i bardhe!
Ehh, renkoi gati me vete. Jo me kot ne kete vend jane krijuar disa nga kryeveprat e botes! Bukuri te tilla jane muza te verteta, mendoi gati me trishtim!
U futen ne nje makine benz te argjendte dhe Ernesti ndjeu ngrohtesin e nje ambienti te pergatitur me kujdes!
Po errej dhe makine po cante rrugen e akullt me shpejtesi.
Befas syte i ndeshen ca drunj te medhej ne ngjyre te zeze, te kryqezuar.
Kan mbetur ketu qe nga lufta e dyte boterore, i shpjegoi Madam Karpova. Jane objekte ushtarake te rrethimit te Moskes nga gjermanet.
Ato objekte monstruoze lufte i ngjallen trishtim Ernestit, me ato forma te vjetra te nje kohe te eger, te paarsyeshme.
Une i humba te dy prinderit ne rethimin e Moskes.
Me vdiqen te dy, nga urija.
Une shpetova.
Me shpetoi Ushtria e Kuqe. Ne ruset kemi vuajtur shume per Evropen tha ajo me nje ton te indinjuar….
Po binte mbremja.
Para tyre, ne qiellin e ulet shkelqente refleksi i dritave te ndezura te Moskes.
Kaluan neper Kremlinin e ndricuar mrekullisht dhe me pas u futen ne nje rruge buze lumit Vollga!
Befas makina beri nje kthese dhe ndaloi ne nje shesh te bukur .
Ky eshte hoteli yt per sonte…!
Neser ne oren 11 do fluturosh per ne Cheboksari. Fli mire dhe kujdesu per veten- i tha prere Madam Karpova dhe e puthi lehte ne faqe.
Ne mengjes nga ora tete e gjysme do vij te te dergoj ne aeroport.
Kujdes zerin, la ajo porosine e fundit dhe u tret me dritat e rruges diku neper naten e ftohte…
Mirsevini zoteri, iu afrua portieri i hotelit Ernestit dhe pa e pyetur i mori valixhen nga duart!
U fut ne dhomen e ngrohte dhe luksoze dhe mori fryme thelle…
U shtri me shpine ne krevatin e madh dhe nga mendja nuk i shqitej fytyra e bukur e Ludmilla Karpoves…. Imagjinoi Cajkovskin apo Esninin ne vend te tije…
Valle ckrijime magjike mund ti kushtonin kesaj gruaje te mrekullueshme?
Me ato mendime u ngrit, hapi perdet e renda dhe befas dalloi se dhoma e tij binte perballe Vollges, pamjen magjepsese te se ciles, ai mund ta sodiste nga afer.
U tundua nga ai ballkon i madh i dhomes se tije dhe vendosi te sfidoi te ftohtin e acarte dhe ngricen qe ia skuqte fytyren. Doli jasht dhe po sodiste ca te rinj qe po benin ski mbi lumin e ngrire. Ndricimi i rruges ishte aq i mrekullueshem sa dukej si nje skene e vertet, nje piste e ndricuar sportive ku beheshin gara te mirorganizuara..
Per nje moment i pati zili ata te rinj te lumtur moskovite qe shijonin mbremjen e bardhe, mbeshtjelle me arin e dritave dhe perlave te shndritshme, te ngrira te bores.
Te qeshurat dhe thirrjet e lumtura te tyre thyenin ajrin e ngrire te nates!
Ernesti u fut mbrenda dhe vendosi te bente nje dush te nxehte…
Por ne fillim hapi nje shampanje dhe as vete nuk e kuptoi pse i erdhi te ngrinte nje dolli:
Nazdarovje Ludmilla Karpova dhe gjithe vajzat e bukura ruse, uroi ai me ze…
Pas dushit dhe pasi e boshatisi shishen e shampanjes e zuri gjumi thelle, i lodhur dhe nga udhetimi i gjate…
Papritmas u zgjua nga zilja e telefonit.. Koken e kishte te renduar nga shampanja e darkes por u kthjellua kur degjoi zerin kumbues te Ludmilles!
Mirmengjes e pershendeti ajo.
Kuptoi se kishte fjetur pa u permendur fare dhe se kish ardhur ora e zgjimit. Papritmas e kapi nje panik se mos ishte vone. Por Ludmilla Karpova sikur ta kish kuptuar nga ana tjeter e telefonit e qetesoi.
Mos u bej merak.
Sot avioni eshte anulluar se ka stuhi ne Cheboksari…
Por do te udhetosh me nje tren me dhome fjetje personale..Do jete bukur dhe rruga zgjat vetem 12 ore.
Do vij per nje ore te te marr. Treni niset ne mesdite.
Pasi pine kafe dhe hengren nje mengjes te lehte me biskota dhe mjalte Ernesti u gjet ne stacionin e stermadh te Moskes qe me se shumti i ngjante nje galerie artesh. Muret e vizatuara, llampadaret gjigande dhe harqet klasike te tavaneve te pikturuara ne stilin e renesanses i jepnin nje hije te rende megjithe zhurmen qe shkaktonin zerat e njerezve te panumert. Ernestit si kishin zene syte kurre nje stacion kaq te madh se ky. Pasi kerkuan per pak koh korsine e duhur te trenit per ne Cheboksari me se fundmi Ernesti u fut ne dhomen e tij.
Madam Karpova e shoqeroi derisa u sigurua se dhoma ishte e duhura.
Pasi i la disa porosi kujdestarit te vagonit dhe pasi u pershendet duke e perqafuar Ernestin zbriti gjithe finese duke lene pas mahnitjen e tij dhe aromen e nje parfumi te lehte por luksoz…
Ernesti mori fryme lehte dhe e shoqeroi me sy derisa ajo u tret ne turmen e pafundme te njerzve…
Ishte dhjetor dhe kurre nuk e kishte menduar se nje dite si ne tregimet e Chehovit apo vargjet e Eseninit do cante mes per mes stepave te ngrira…
“Nen hije bjerozash me zhurme”, iu kujtua nje varg i poetit te madh…
U ul prane dritares se madhe te veshur me avull dhe u shtri duke u rehatuar ne kulltukun e bollshem.
Jasht kishte filluar bora, fjollezat e medha te se ciles silleshin rrotull nga era e forte si nje grup balerinash ne skenen e baletit Liqeni i Mjelmave
E bukur por e frikshme mendoi …
Papritur treni levizi dhe filloi te fitoi shpejtesi…
Moska po zhvendosej me shpejtesi para tij.
Nje qytet me konture te medha gri qe tymoste si ne nje pergjumje kozmike.
Papritur u ndje larg, i vetmuar. Iu duk vetja si nje udhetar qe kish humbur rrugen ne nje bote te frikshme, te bardhe, te ftohte, te ngrire, stepash…
Befas pamjet e ndertesave te qytetit zune te rralloheshin derisa humben fare ne bardhesine e horizontit.
Treni ishte futur ne zonen e stepave. Syri te zinte vetem peme dhe fusha te ngrira se ne nje bote fantazmash. Rralle ne ate bardhesi si te vdekjes shfaqej dhe zhdukej me te shpejte ndonje shtepi druri fshati e vetmuar qe nxirrte nga oxhaku tym te zi si per te sinjalizuar se aty kishte jete.
Papritmas dera trokiti.
Hyr u pergjigj Ernesti ne anglisht.
Ishte nje burr i madh, me mjeker te kuqe qe i mbajti nje ligjerate te pakuptueshme ne rusisht.
Tamam muzhik, mendoi Ernesti.
Ja nje znaju paruski, iu pergjigj si i zene ne faj..
Ah, iu pergjigj rusi me buze ne gaz. Adin moment, ( nje minut) dhe u largua.
Pas pak ai erdhi me nje person tjeter qe e pershendeti me nje anglishte te cale por i kenaqur qe mund te komunikonte me nje te huaj dhe te futej ne boten e nje te panjohuri ndryshe nga miku i tij qe sdinte asnje fjale pervec rusishtes.
Konduktori kerkon te kontrolloj bileten dhe deshiron te te pyesi nese do porosisni per te ngrene apo per te pire dicka…
Patjeter iu pergjigj Ernesti dhe i nxorri bileten…
Sa per te ngrene, a mund te me sillni menune?iu drejtua “perkthyesit”.
Une jam Aliosha i zgjati doren duke u prezantuar ky i fundit….
Pas pak, pasi konduktori dhe perkthyesi komunikuan me njeri tjetrin ne rusisht dolen; per tu kthyer perseri i vetem Aliosha me nje menu ne rusisht ne duar.
Ketu ka plot ushqime qe gatuhen ne restorantin e trenit…
Ndjese se e kam te veshtire ti perkthej u zu ngushte ai.
Mos u bej merak iu pergjigj Ernesti Shpresoj te gjejme dicka te shijshme.
Nga jeni e pyeti befas Aliosha i ngazellyer qe me se fundmi gjeti nje menyre qe mund ti sugjeronte nje ushqim qe te perkonte me origjinen e udhetarit te huaj
Shqiptar iu pergjigj menjehere Ernesti…
Cfare?
Papritmas syte e Alioshes ngelen te hapur nga dicka e pakuptueshme qe e tronditi…
Cfare perseriti dhe fytyra iu zbardh.
Shqiptare? pershperiti perseri me nje ze gati te shuar… papritur ndjeu ti keputeshin gjunjet dhe u ul…
Me fal iu drejtua Ernestit, skam asgje me ty…!
Ernesti po e shikonte i cuditur pa kuptuar asgje. Treni cante me shpejtesi hapsiren e ngrire dhe stepat tashme i ngjanin nje dekori te dhimshem qe pasqyrohej ne fytyren e trishtuar te Alioshes.
Me thuaj, i foli me te bute Ernesti…
Ti je vellai im iu drejtua befas Aliosha …
Ne jemi vellezer, e perforcoi zerin dhe i dha vetes force te rrinte ndenjur pa u mbeshtetur…
Spo te kuptoj iu kthye Ernesti…
Papritur Alioshes i rrodhen lotet!
I zuri doren Ernestit dhe ia shterngoi me force!
Po, ne jemi vellezer, jemi te nje gjaku…
Se mendoja kurre se do te ndodhte nje dite keshtu…
Papritmas vuri kryet mes gjunjeve dhe nisi te qaje…
Ernesti hodhi syte pertej xhamit te ngrire te dritares.
Deget e perkulura te meshteknave i dukeshin sikur ishin renduar nga nje dhimbje e madhe pertej te ftohtit!
Cka ndodhur e pyeti me gjysme zeri dhe i vuri doren me dhimbje ne sup…
Ka shume vite… se kam njohur kurre zuri te qante me ngasherim Aliosha…
Ai iku e na la te dyve… kam vetem nje fotografi te tije…
Duket i bukur , i qeshur…!
Na braktisi pa kthyer kurre kryet pas.
Une su mesova kurre pa ate, megjithse nuk e njoha kurre. Isha vetem nje vjec kur na la. Nena ime qe e deshi aq shume nuk u martua kurre dhe me mesoi ta dua dhe ta pres.
Ajo akoma beson se ai jeton, se nuk e ka harruar dhe se nje dite do te kthehet tek ajo, tek mua, biri i tije.
Une jam shqiptar,
Ernestit spo i besohej e gjitha kjo!
Spo e kuptonte plotesisht Alioshen dhe historine e tije qe dukej si nje braktisje klasike, ikje pa kthim…
Jo jo. Ata duheshin dhe u lidhen me synim te krijonin familje perjete, nderhyri Aliosha sikur ta kishte kuptuar paqartesine e Ernestit.
Te lutem me ndihmo ta gjej babain tim, iu drejtua papritur Aliosha Ernestit qe u shtang nga kjo kerkese e befte e bashkebiseduesit.
Ai gjendet ne Shqiperi. Ka studjuar mjekesi ne Moske…
Eshte doktor kardiolog…
Cfare , iu mbajt goja Ernestit?
Cfare? Zemra zuri ti rrihte me shpejtesi dhe fryma gati po i zihej!
Je i sigurte?
Si quhej?
Ia din emrin?
Natyrisht, ia di… eshte babai im!
Kam nje jete qe dua ta takoj…
Befas Ernesti ndjeu nje keputje…
Para syve po i cfaqej i jati dhe vargjet e Eseninit qe ai gjithmone i recitonte me trishtim…
“Mbaj mend kur me thoshje po treten
Dhe netet e kaltra o shpirte
Por ti do te duash nje tjeter
Dhe sdo te me kujtosh me nje dite…”
Ne gryke ndjeu nje lemsh qe spo e kaperdinte dot…
I jati i tregonte per aktin kriminal te diltatures komuniste qe kishte ndare shume cifte studentesh shqiptare qe ishin lidhur apo martuar me vajza ruse. Te pakte kishin qene ato qe i kishin shpetuar tragjedise se dashurise se tyre,
Baba, ste kam kuptuar mendoi si i zene ne faj Ernesti dhe nga syte i shpetuan lotet!
Aliosha sikur e mori veten dhe u cudit tek i pa lot ne sy…
Vella???
Cke deshi ta pyeste Ernestin.
Po , iu pergjigj Ernesti dhe iu hodh ne qafe teksa po e perqafonte plot denese…
Babai yt dhe i imi eshte Bernardi…
Vellai im i mire…!!!
Si, cfare???
Alioshes iu mbajt goja!!!
Cfare???
Bernardi babai yt ?
Pra ne jemi vellezer…???
Meshteknat ne stepa e kishin perkulur trupin akoma me shume nga bora e dendur qe ste linte te shikoje me asgje..
Si syte e zene nga perdet e loteve…
Veshtire ta besonte kush ne ate tren se ckish ndodhur!
Aq shume ish ngarkuar me lot dhe mall ai udhetim permes stepave, ne zemer te rusise, ate dhjetor!
Borija e trenit i ngjante nje klithme te zvargur si vargjet e trishta te Eseninit

Mbaj mend kur me thoshje po treten
Dhe netet e kaltra o shpirte
Po ti do te duash nje tjeter
Dhe sdo me kujtosh me nje dite…

Ato te dy kishin mbetur te perqafuar ne ate udhetim te bardhe permes stepash , qe dukej i pafund.
Si pafundesia e mallit dhe dhimbjes se tyre.

/Nga: Agim Hushi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi