Maliki: Nëse Netanyahu vjen në pushtet, mundësia për bisedime është zero

Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Riyad al-Maliki, ka deklaruar se nëse Netanyahu vjen sërish në pushtet, mundësia për rifillimin e bisedimeve është pothuajse zero.

Në selinë e përgjithshme të OKB-së, Maliki iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së pasi dorëzoi presidencën e radhës vendit latino-amerikan Guyana-s të cilën vendi i tij e kryesonte në grupin e vendeve në zhvillim G77+Kina.

Duke vlerësuar pasigurinë e politikës në Izrael dhe ndikimin e bllokimit për rifllimin e bisedimeve, Maliki akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për “vrasjen e të gjitha shpresave” lidhur me rifillimin e bisedimeve derisa ai është në pushtet.

“Përsa kohë që Netanyahu ndodhet në pushtet ne nuk presim rifillimin e bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës. Ai nuk u beson bisedimeve. Ai i beson vazhdimit të ‘status quo’-së dhe aneksimit të më shumë territoreve palestineze. Nëse nga zgjedhjet del sërish i njëjti rezultat dhe nëse Netanyahu vjen sërish në pushtet, mundësia për rifillimin e bisedimeve me Izraelin është pothuajse zero”, ka thënë Maliki.

Në pyetjen nëse qeveria e Trumpit “po pret apo jo zgjedhjet në Izrael dhe më pas të deklarojë Planin e Paqes në Lindjen e Mesme?”, Maliki është përgjigjur se “Këtë e kanë thënë shumë herë dhe nuk kanë zbatuar atë çfarë kanë thënë. Nuk u besoj atyre (qeverisë Trump). Edhe ju e keni dëgjuar shumë herë të njëjtën fjalë, përse ta besoni? Çfarë ndryshimi ka tani? Dyshoj se mund të ketë një plan”.

Gjithashtu Maliki është përgjigjur me “jo” në pyetjen nëse është takuar apo jo me ndonjë zyrtar amerikan gjatë vizitës së tij në New York.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

PDK: Kjo frymë e bashkëpunimit të na përcjellë edhe në procese të tjera

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe...

Deputetja Orjola Pampuri: në Rrogozhinë u mbyll sot një shkollë tjetër

Deputetja e Partisë Demokratike znj. Orjola Pampuri ka qenë sot e pranishme për të denoncuar mbylljen e një shkolle të ciklit fillor në Njësinë...

Ujërat e zeza rrezikojnë ujin e pijshëm në Kosovë

Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve...

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...