Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, njoftoi sot kryeministri Dushko Markoviq. Në një konferencë për media, Markoviq tha se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë.

“Vendet e para me të cilat do të hapen kufijtë janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria, Greqia, dhe mundësisht edhe disa vende tjera rajonale,” tha Markoviq pa specifikuar nëse bëhet fjalë edhe për Kosovën. Kur u pyet nga gazetarët për hapjen e kufijve, Markoviq tha se ishte çështje besimi.

“Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjike. Ne nuk do të kërkojmë asnjë provë speciale. Të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i presin ata në vend, dhe cilat rregullore duhet të respektojnë. Dhe besoj se kjo është e mjaftueshme në këtë moment për të parandaluar importin e virusit në Mal të Zi”, tha Markoviq.

Në Mal të Zi, 324 njerëz janë sëmurë me koronavirus që nga fillimi i epidemisë, 315 janë shëruar, dhe 9 pacientë kanë vdekur. Ndryshe, Mali i Zi është vendi i parë në Evropë pa raste aktive të koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mos e humbisni! Këto janë dobit e vajit të peshkut!

Vaji i peshkut, i cili shihet si ushqim i trurit nga ekspertët, është i rëndësishsm për shëndetin tonë. Një minimum prej 2.2 gram në ditë...

Manaj sërish pa fat, e dëmton Sulley Muntari

Rey Manaj është sërish i pafat, por këtë herë e pëson nga Sulley Muntari. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fytyrë disa javë...

Kryeministri Haradinaj pranoi Certifikatën e Nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas

“Sot na ka bërë bashkë një rast i veçantë, nderi për njerëzit e Iowas, miqtë e Iowas, që ishin me ne këtë javë por...

Së fundi

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala kalon në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala prej sot ka kaluar në partinë e Ramush Haradinajt, AAK. Shala deri sot ishte pjesë e Nismës Socialedemokrate,...

Policia e Shtetit: Ja kujt i lejohet të hyjë e të dalë nga Shqipëria

Teksa shumë qytetarë janë në pritje të hapjes së kufijve me vendet e tjera, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të vlefshëm. Ndonëse vendi...

Ulen të ardhurat, rritet borxhi publik në 80%

Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020. Nga muaji Mars kohë kur nisi pandemia e...