BOTA

Malajzia kërkon kredi nga Japonia për të paguar borxhet e saj

Spread the love

 

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, kërkoi nga kryeministri japonez Shinzo Abe kredi për të shlyer borxhet e vendit.

Mahathir, u takua me homologun e tij Abe në Tokio, ku ai ndodhet për Konferencën Ndërkombëtare Nikkei mbi “Ardhmërinë e Azisë” e cila mbahet për herë të 24 në Japoni këtë vit.

Në një konferencë për shtyp pas takimit Mahathir ka theksuar se ka kërkuar kredi nga Japonia për të paguar borxhet e jashtme të Malajzisë, dhe se Japonia do ta vlerësojë këtë kërkesë.

Mahathir Muhammed, erdhi në detyrën e kryeministrit pas zgjedhjeve të mbajtura muajin e kaluar në Malajzi, ku ai kishte njoftuar se borxhi i jashtëm i Malajzisë është rreth 252 miliardë dollarë.

Qeveria e tij vendosi në veprim “fondin e shpresës” i cili parashikon mbështetjen e popullatës për të paguar borxhet e vendit, ku vetëm në dy javë shuma e mbledhur arriti në 14 milionë dollarë.

Malajzia në kuadër të masave për reduktimin e shpenzimeve uli pagat e ministrave me 10 për qind.

Related posts

Horror në safari: Leopardi i merr jetën fëmijës 3 vjeç

dritatv

Gaza, rritet në 64 numri i dëshmorëve

dritatv

Suedi, dënohet një politikan për fyerje ndaj muslimanëve

dritatv

Leave a Comment