Malajzi, gjykata në nëntor jep vendimin për ish-kryeministrin Razak

Gjykata e Lartë e Malajzisë njoftoi se me 11 nëntor do të jap vendimin në rastin e ish-kryeministrit Najib Razak, i cili ngarkohet për korrupsion dhe abuzim të mbi një miliard dollarëve.

Gjykatësi Mohd Nazlan Ghazali sot në Kuala Lumpur tha se gjykata do të prononcohet rreth rastit dhe në afatin e shpallur dhe do të sjellë vendimin nëse ka nevojë për prezantimin e mbrojtjes.

“I akuzuari do të lirohet nëse nuk gjendet ‘prima facie’, në të kundërtën do të ftohet mbrojtja për të prezantuar argumentet e saj”, ka thënë gjykatësi Mohd Ghazali për gazetën “The Star”.

Kundër ish-kryeministrit të Malajzisë, Najib Razak, janë ngritur shtatë akuza për mashtrim, pastrim parash dhe keqpërdorim i pozitës.

Razak akuzohet se ka përvetësuar paratë publike përmes fondit shtetëror të investimeve 1MDB.

Që nga fillimi seancave gjyqësore nga fillimi i prillit, janë shtyrë një numër seancash, kurse Prokuroria ka nxjerrë 57 dëshmitarë para gjykatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi