Makina përplas këmbësorin, humb jetën 73-vjeçari në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari ka ndodhur në Maminas të Durrësit. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj njofton se i moshuari është përplasur nga një makinë në aksin dytësor të rrugës Sukth-Maminas.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi