Makina del nga rruga për shkak të lagështirës, plagoset çifti i bashkëshortëve

 

Një mjet ka dalë nga rruga paraditen e sotme e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit në aksin Bulqizë- Qafë e Buallit, ku 58-vjeçari A. I duke drejtuar mjetin e tij tip Opel ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ai dhe bashkëshortja pasagjere, Z.I., 52 vjeçe.

Bashkëshortët nga Durrësi po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi