Majko: Nëse negociatat kushtëzohen me kampe refugjatësh, më mirë të mos ketë ftesë nga BE

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar rreth lajmeve të ndryshme për ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri, ku do të strehoheshin mbi 600 mijë të tillë.

E teksa e përshkruan këtë lajm si jo të vërtetë e si panik që përhapet nga mediat, Majko shton se Bashara al Assad dhe aleatët e tij po i përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi i të cilëve sipas tij është shkatërrimi i strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë.

Majko ka shkuar më tej teksa ka mohuar edhe kushtëzimin për hapjen e negociatave me BE-në me ngritjen e kampeve për refugjatët, duek theksuar se një ftesë e tillë më mirë do të ishte të mos vinte fare, pasi së pari do të ishte jo evropiane, e së dyti Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së tij sociale.

“Nëse ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane. Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë”, shkruan Majko./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi