Macron, letër drejtuar popullit për të zbutur zemërimin

Emmanuel Macron ka nisur një debat kombëtar dymujor në Francë, me një letër të hapur drejtuar vendit.

Presidenti francez shpreson që konsultimet e gjera publike do të zbusin zemërimin publik, që po nxjerr nëpër rrugët e vendit me mijëra “jelekverdhë”. Në letrën e tij, Macron thotë se është i hapur ndaj ideve dhe sugjerimeve, por këmbëngul se qeveria nuk do të bëjë hapa prapa sa u takon reformave të vjetra dhe të reja.

“Asnjë pyetje nuk do të përjashtohet, – shkruan Macron. – Ne nuk do të biem dakord për çdo gjë, kjo është normale, kjo është demokraci. Por, të paktën, ne do të tregojmë se jemi një popull që nuk kemi frikë të flasim, të shkëmbejmë ide dhe të debatojmë. E ndoshta edhe do të zbulojmë se mund të biem dakord, pavarësisht bindjeve tona të ndryshme, më shpesh nga sa mendojmë”.

Macron është tronditur nga ashpërsia e thuajse dy muajve protesta të “jelekverdhëve”. Të shtunën, një fundjavë e 9 protestash u mbajtën në të gjithë Francën.

Letra që u publikua nga mediet franceze të hënën shënon edhe fillimin e konsultimeve kombëtare, në të cilat qytetarët janë ftuar të japin këndvështrimet e tyre mbi 4 tema qendrore: taksat, organizimi i shtetit dhe administratës publike, tranzicioni ekologjik dhe shtetësia e demokracia.

Macron pyet se çfarë taksash duhen reduktuar, çfarë reduktimesh në shpenzime mund të jenë prioritare. A ka shumë administratë? Si njerëzit mund të kenë më shumë zë në drejtimin e vendit?

Presidenti thotë se, propozimet e mbledhura në debat do të ravijëzojnë një kontratë të re me vendin, do të ndikojnë në politikbërje dhe do të përcaktojnë qëndrimin e Francës në çështjet kombëtare, europiane dhe botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi