Maçoku më i vjetër në botë feston 30-vjetorin e lindjes

Një maçok britanik, që mendohet të jetë më i vjetri në botë, ka festuar ditëlindjen.

Rubble mbushi plot 30-vjeç më 1 qershor.

Kafsha shtëpiake jeton me pronaren Michele Heritage, e cila i organizoi një festë me disa nga gjërat më të preferuara të tij dhe një tas me qumësht.

“Është një maçok i bukur, dhe pse ka filluar të grindet për shkak të moshës së madhe,”-tha Michele. “Unë e kam marrë kush isha 18-vjeç dhe Rubble ishte një kotele. Ai vuan nga presoni i lartë i i gjakut kështu që ka nevojë të pijë ilaçe rregullisht.”

Mendohet se Rubble është maçoku më i vjetër në botë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Maçoku më i vjetër në botë sipas Rekordeve Gines është Creme Puff, i cili ka lindur më 3 gusht 1967 dhe ka jetuar deri më 6 gusht 2005, 38 vie e 3 ditë.

Creme Puff jetonte me pronarin e tij Jake Perry në Austin të Teksasit./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi