Maas: Negociuam një marrëveshje të drejtë për Brexit-in

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi se propozimi është në tryezë, nëse britanikët dëshirojnë të evitojnë Brexit pa marrëveshje.

Maas për grupin medial “Funke” përkujtoi se është arritur marrëveshje për Brexit-in mes Britanisë së Madhe dhe 27 vendeve anëtare të cilat do të mbesin në Union.

Tani, shtoi kryediplomati gjerman, është radha e Britanisë së Madhe.

“Nëse britanikët dëshirojnë të parandalojnë Brexit pa marrëveshje, propozimi jonë është në tryezë. Ne negociuam një marrëveshje të drejtë për Brexit-in”, tha Mass.

I pyetur nëse britanikët shpresojnë që të mbesin në BE, Maas tha se këtë do ta dëshironte.

“Por nuk guxojmë të lejojmë të na marrë iluzioni. Të vogla janë gjasat për heqje dorë nga Brexit”, sqaroi Maas.

Ai shtoi se është pikëlluese se Britania e Madhe braktis BE-në. “Kjo është një humbje e madhe. Por, britanikët kështu vendosën dhe doemos këtë ta respektojmë”, tha Maas.

Ai konsideron se kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës nuk duhet të jetë i ashpër, ndërsa nuk guxon të lejohet tensioni.

Në fund, ai shtoi se nga Britania e Madhe pret propozime kur është fjala për Brexit-in.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi