Lutfi Haziri “godet” Qeverinë Haradinaj

Nënkryetari i LDK- së, Lutfi Haziri, ka thënë se dialogun me Sebinë po e udhëheqin partitë në pushtet, ndërsa opozita është përjashtuar nga ky proces, e si pasojë e kësaj, ai thotë se nuk ka konsensus për këtë dialog.

Haziri ka thënë se LDK- ja ka krijuar hapësire që të formohet një konsensus i gjerë për bisedimet me Serbinë, mirëpo, nuk është treguar gatishmëri nga PDK- ja që të bisedohet në Kuvend për dialog dhe për angazhim të përbashkët, e siç thotë ai, është PDK- ja ajo që e udhëheq Qeverinë e Kosovës, e jo AAK- ja.

“Ne kemi pasur ide dhe hapësirë që të bisedohet për arritjen e një konsensusi të përbashkët për dialogun me Serbinë, mirëpo, idetë tona janë injoruar dhe kështu kemi mbetur jashtë dialogut”, ka thënë Haziri në emisionin Frontal në T7.

Tutje Haziri ka folur edhe për zgjedhjet, duke thënë se LDK- ja është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

“Kosova duhet të bëjë zgjedhje të reja parlamentare, që të formohet legjislacion dhe qeveri e re. Ne si LDK jemi shumë të gatshëm për zgjedhje të reja”, ka theksuar Haziri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi