• Home
  • KOSOVA
  • Lushtaku e Kastrati i bëjnë më shtëpi dy familje
KOSOVA

Lushtaku e Kastrati i bëjnë më shtëpi dy familje

Spread the love

Kjo festë e Fitër Bajramit do të jetë më e mirë për dy nga familjet e shumta të varfra në Kosovë. Ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku dhe humanisti hoxhë Halil Kastrati, kanë bërë me shtëpi familjen Dervishi nga Runiku i Skënderajt dhe familjen Emini nga Shipoli i Mitrovicës.

Ndërtimin e këtyre dy shtëpive e ka bërë të ditur ish-kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se kanë mbajtur premtimin e dhënë për dy familje nevojtare.

Postimi i plotë:

Ashtu siç kemi premtuar pak kohë më parë, për festën e Fitër Bajramit, familja e Bashkim Dervishit nga Runiku i Skenderajt dhe familja e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës janë bërë më shtëpi të reja.

Gjithashtu, sot në lagjën 6 në Skenderaj, së bashku më hoxhën Halil Kastrati dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jashari kemi vënë themelet e shtëpisë së një familje me nevojë.

Falenderoj hoxhën Halil Kastrati, i cili çdoherë është pranë familjeve që kanë nevojë./Kosova Post/

Image may contain: 2 people, people standing

Related posts

Kryeministri Haradinaj priti në takim zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit, Matthew Palmer

dritatv

Prokuroria ngrit aktakuzë për veprën penale “detyrimi dhe shantazhi”

dritatv

Mërgimtarët shqiptarë në Bavari të Gjermanisë nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe

dritatv

Leave a Comment