Lushnje, vritet ish-kryeplaku i fshatit Shegas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes mbrëmjen e së martës.

Një person ka mbetur i vrarë përpara banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas, rreth orës 21:30, ku viktima është 48-vjeçari Qemal Alla, ish-kryeplak i fshatit. Sipas policisë, 48-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në momentin kur ka zbritur nga makina e tij për të hapur portën e shtëpisë. Po sipas policisë, dyshohet se ndaj Allës është qëlluar vetëm me një plumb, i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas banorëve dhe të afërmve, 48-vjeçari jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, ndërsa një djalë që kanë jeton në Greqi me familjen. Banorët thonë se përpara ngjarjes, Qemal Alla ishte në lokalin e fshatit, të cilin e kanë vëllezërit e tij, ku pasi ka pirë kafenë, është nisur drejt banesës së tij. Ata thonë se dëgjuan vetëm një krismë.

Banorët janë të shokuar nga kjo ngjarje, pasi 48-vjeçari ishte njeri i qetë dhe jo problematik. Ai merrej me bujqësi dhe administronte liqenin e fshatit Shegas.

Nga hetimet e para dyshohet se autori ka qenë i fshehur mirë dhe e ka qëlluar në befasi 48-vjeçarin. Pas ngjarjes, autori është larguar pa u vënë re nga askush, i ndihmuar edhe nga errësira.

Policia po kërkon në vendngjarje gëzhojën që është shkrepur nga pistoleta. Deri tani, asnjë pistë nuk ka se cili ka qenë shkaku i vrasjes./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Hetimet ndaj FETO-s, urdhër arrest kundër 170 të dyshuarve

Prokuroria turke në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO mëngjesin e sotëm lëshoi urdhër arresti kundër 170 ish pjesëtarëve aktive të Forcave të...

Makina e merr para, gruaja mbetet e shtrirë në rrugë (Foto nga vendngjarja)

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit dhe për pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave...

Haradinajt: Nuk jam nervozuar me Veselin, kam pas problemet e mia!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka mohuar se dje pas seancës solemne dhe fjalimit të Kadri Veselit përdori shprehje fyese. Ai është pyetur sot...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...