Luftojnë çdo ditë vdekjen tek Infektivi, mjeku i njohur zbulon dhuratën që i la gojëhapur

TIRANE -Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një dhuratë shumë të bukur që stafi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ka marrë ditën e sotme nga nxënësit e Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec.

Ai ka treguar se nxënësit e kësaj shkolle kishin mbushur një çantë me dedikime ndaj mjekëve në këto ditë të vështira që po kalojnë në luftën kundër CoVid-19.

Pasi ka shprehur emocionet për këtë gjest të veçantë, Kalo ka falenderuar nxënësit në emër të të gjithë stafit mjekësor.

“MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra, POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuk ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….

Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi,  për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!” shkruan Kalo.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Takimi me Conten/ Edi Rama: Investimet italiane në Shqipëri të jashtëzakonshme

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kreu i qeverisë italiane Xhuzepe Conte në një konferencë të përbashkët për...

Detaje/ Denoncimi i ish-prefektit fundosi fajdexhinjtë e Shkodrës

Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Maranaj” të policisë së Shkodrës ku u arrestuan 12 shtetas ndërsa 3 të tjerë janë ende në...

Kosova pa “perspektivë europiane”, nuk figuron në strategjinë e BE-së

Në strategjinë që do ta publikojë nesër Komisioni Europian, e cila ka të bëjë me anëtarësimn e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, për...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...