Luftëtari i UÇK-së: Kur i drejti e pëson e i padrejti përfiton!

Sot ish-luftëtari i UÇK-së, Gazmend Berisha ka marr një lajm jo të mirë, pasi i është refuzuar statuti i invalidit të luftës. Në një statut në Facebook, Berisha ka reaguar ndaj padrejtësisë që thotë se po i bëhet, ndërsa ka mallkuar institucionet që po shkelin mbi gjakun e tij të derdhur për liri.

Ai ka treguar se është plagosur më 16 qershor 1998 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa kishte shkuar në Shqipëri te merrnin armë.“Më 16 qershor 1998, jam plagosur në kufi gjatë sjelljes së armeve në Kosovë.

Në pritën e forcave të armikut kemi ra i gjithë grupi i luftëtarëve të fshatit Kishnarekë dhe gjatë luftimeve jemi plagosur thuajse i tërë grupi i ushtarëve, ku të gjithë të tjerët e gëzojnë me të drejtë statutin e invalidit të luftës për veç meje”, ka thënë Berisha.

Pas publikim të shkrimit të Berishës, kanë reaguar me komente shumë bashkëluftëtarë të tij, duke e quajtur këtë vendim të gjykatës shumë të padrejtë.io.

Postimi i Berishës në Facebook:

Edhe kesaj here padrejtsia pertesritet ndaj nje luftetari te lirisë. Sot mora vendimin nga komisioni i njohjes se vlerave te luftës, ku thuhet se te REFUZOHET statusi i invalidit. Kjo eshte nje e padrejte ku ky komision shkel mbi gjakun tim. Komiskon i ashtuquajtur i drejt i Republikes se Kosoves, ju le si s’patet drejtesi ndaj meje por ia vrat endrrat e femive t’mi. Ju mallkoft gjaku im qe derdha per Kosoven e lire qe sot s’medhat drejt as qe ta gezoj te paktën. Falimderit edhe nga ju komondantat e mi qe ate koh Gazi s’ju refuzoj as s’ju kundershtoj e ju te pakten nje gjys fjale ta kishit than per mu. Falimderit.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi