Luftë tregtare SHBA-Gjermani…

 

 

Paralajmërimet e Donald Trumpit se masat e tij nuk do të ndalen tek importi i çelikut dhe aluminit, por do të prekin edhe makinat, kanë mbjellë shqetësim në mesin e industrisë gjermane të automjeteve.

 Trumpi ankohet për mungesë të ekuilibrit tregtar, e pasojat e kërcënimit të tij kanë nisur të ndihen tek kjo degë e rëndësishme e ekonomisë gjermane.

Tarifat ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara kanë frikësuar më së pari investuesit e BMW, aksionet e të cilës ranë në fillim të javës 1,17 përqind, duke shkuar në fund të bursës kryesore gjermane DAX me 82,99 euro.

Rënie të lehtë pësuan dhe ato të Daimlerit. Shqetësimet nga tarifat ndëshkuese ndaj automjeteve europiane nuk janë një risi. Por ato, thotë DË, përfaqësojnë një rrezik për prodhuesit gjermanë, edhe nëse importet neto të SHBA vitet e kaluara kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme

Në krah të industrisë, ka dalë edhe qeveria gjermane që thotë se nga lufta tregtare do të kishte humbës në të dy krahët. Të dhënat e Shoqatës së Industrisë Automobilistike, (VDA) , tregojnë se Shtetet e Bashkuara importuan gati 500.000 makina gjermane vitin e kaluar, ndërsa fabrikat e makinave gjermane në Amerikë prodhuan së bashku rreth 800,000 automjete.

Sipas Ferdinand Dudenhöffer, nga Qendra Gjermane për Kërkime Automobilistike, lëvizja e Trumpit do t`i dëmtonte vërtet prodhuesit e huaj të automjeteve, por ajo cenon në të njëjtën masë edhe kompanitë amerikane që i prodhojnë makinat e tyre jashtë vendit, sidomos në Meksikë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi