Luftë tregtare SHBA-BE, Juncker: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

 

 

Bashkimi Europian nuk do të qëndrojë duarkryq përballë masave të padrejta tregtare të Shteteve të Bashkuara.

 Reagimi i zyrtarëve të lartë europian pas njoftimit të Donald Trumpit për rritjen e tarifave ndaj importeve globale të metaleve, ishte i ashpër. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se blloku po konsideron të përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke rritur me 25% tarifat ndaj importeve prej 3.5 miliardë dollarësh të Shteteve të Bashkuara. Do të reagojmë me vendosmëri, ishte paralajmërimi i Jean-Claude Juncker.

“Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa industria jonë goditet nga masat e padrejta tregare që vënë në rrezik mijëra vende pune në Europë”, deklaroi Juncker.

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire deklaroi se një luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së do të kishte vetëm humbës. Ai u zotua për një reagim të fortë e të koordinuar nga BE-ja. Kanadaja, Meksika, Kina dhe Brazili thanë gjithashtu se po konsideronin të kundërpërgjigjeshin. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo tha se lufta tregtare nuk është në interes të askujt.

Por, nuk e mendon njësoj Presidenti Donald Trump, i cili në mes të kësaj stuhie që shkaktoi me vendimin për të rritur ndjeshëm taksat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, u shpreh në Twitter se luftrat tregtare janë një gjë e mirë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi