Lufta me plastikën: fruta dhe perime të mbështjellë me gjethe!

Disa dyqane në Azi do të përdorin gjethe për paketimin e frutave dhe perimeve në vend të paketimit plastike.

Qëllimi është zvogëlimi i përdorimit të plastikës, duke i bindur njerëzit për ndryshimet klimaterike.

Por nuk ka të ngjarë që në këtë mënyrë të zgjidhen problemet e shkaktuara nga përdorimi i plastikës.

Në Shtetet e Bashkuara, vetëm në vitin 2013 u krijuan 254 milion ton mbeturina, nga të cilat vetëm 30 për qind janë ricikluar.

Kjo do të thotë se një sasi e madhe e mbeturinave ka mbetur në vendhedhje dhe do të jetë atje për mijëra vitet e ardhshme duke krijuar gazra toksike.

Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të mësojnë dhe të kuptojnë se paketimi plastik do të ekzistojë për mijëra vitet e ardhshëm, duke shkaktuar dëme, sipas WebMDI.

Duke pasur parasysh sa më sipër, disa supermakerta në Azi kanë vendosur të vendosin fruta dhe perime në treg të paketuara me gjethe.

Ndër vendet që kanë vendosur për këtë hap ekologjik janë Vietnami dhe Tailanda.

Kjo lëvizje i ka lënë të kënaqur konsumatorët. Disa prej tyre janë bërë më të vetëdijshëm për efektet negative të përdorimit të plastikës, sipas portalit WebMDI. /teshesh.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi