• Home
  • SHQIPERIA
  • Loti i parë i Korçë-Ersekë. Gjiknuri: Do të financojmë edhe dy segmentet e tjera të rrugës
SHQIPERIA

Loti i parë i Korçë-Ersekë. Gjiknuri: Do të financojmë edhe dy segmentet e tjera të rrugës

Spread the love

Inaugurohet segmenti i parë i rrugës Korçë-Ersekë, me një gjatësi prej 17.6 kilometrash. I gjithë projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën është i ndarë në 3 lote, ndërsa ministri Gjiknuri tha se qeveria është e vendosur për të financuar edhe lotet e tjera deri në përfundimin e plotë të aksit deri në Ersekë.

“Ky është loti i parë. Qeveria shqiptare në planin e saj ka edhe vazhdimin e dy loteve të tjera për përfundimin e rrugës deri në Ersekë. Me optimizimin e buxhetit dhe me përfundimin e të gjitha prokurimeve për këtë vit, besoj vitin tjetër do të jetë e mundur edhe fillimi i lotit tjetër drejt Ersekës që do ta kompletojë edhe këtë pjesë kaq të rëndësishme të Shqipërisë. Programet e qeverisë shqiptare për infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë dhe ne atë që kemi thënë do ta bëjmë realitet, që në krye të katër viteve do të përfundojmë të gjitha kantieret e hapura dhe do të mbyllim çdo vepër që po hapim tani, që Shqipëria të ketë një rrjet rrugor kombëtar me gjithë parametrat që duhen”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Në zonën urbane rreth 2 kilometër, projekti është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor dhe trotuaret./Top Channel/

Related posts

Soreca vjen në Tiranë, Meta: Të rrisim përpjekjet për bashkëpunim pozitë-opozitë

dritatv

Elbasan, banorët duan rrugë, ndërtimi është bllokuar me tender

dritatv

“40 bandat”, ende mblidhen prova, asnjë nga kryemafiozët nuk po kapet

dritatv

Leave a Comment