Lotaria amerikane, përgjigjet mësohen nga e marta e 15 majit

Keni aplikuar për lotarinë amerikane të vizave të diversitetit? Epo përgatituni për të kontrolluar përgjigjet nëse jeni përzgjedhur apo jo.

“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në faqen e saj zyrtare të rrjetit social Facebook.

Përpjekja për të siguruar një vizë emigrimi në SHBA është e kahershme për shqiptarët, që prej rënies së komunizmit.

Kujtojmë se, për shkaqe teknike, aplikimet që u dorëzuan gjatë periudhës 3-10 tetor nuk konsiderohen të vlefshme. Ambasada njoftoi të gjithë aplikantët që të riaplikonin sërish nga 18 tetori i vitit 2017 deri më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Tashmë, këto aplikime janë marrë në konsideratë përmes një sistemi elektronik përzgjedhjeje, e përgjigjet do të mund t’i kontrolloni personalisht ju, në adresën e internetit https://dvlottery.state.gov/ duke filluar nga e marta e 15 majit, ora 18:00, duke kontrolluar statusin e aplikimit përmes numrit të konfirmimit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi