Loriana Kuka fiton Kupën Europiane në Zvicër

Xhudistja që jeton në Zvicër dhe përfaqëson Kosovën, Loriana Kuka ka pasur një paraqitje shumë të mirë sot.

Ajo në kategorinë 78 kilogramë mori pjesë në Kupën Europiane në Uster të Zvicrës, duke fituar medaljen e artë pas tri fitoreve.

Ndeshjen e parë, Loriana e fitoi kundër garueses holandeze Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me Ippon garuesen belge Sophie Berger.

Në finale, Loriana ishte shumë më aktive se garuesja e Francës, Valentine Marchand, duke e mposhtur me wazari në sekondat e fundit të ndeshjes, dhe duke fituar medaljen e artë.

I kënaqur është shprehur edhe përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. “Loriana Kuka e artë! Kupa Europiane në xhudo në Uster për të rritur.

E veçanta që trajneri im në të kaluarën Sylë Kuka, sot ishte në rolin e trajnerit të Lorianës. Fundjavë e suksesshme me medaljet e Lorianës dhe Erzës”, ka shkruar ai në rrjetet sociale./Albinfo.ch/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi