Londra e shqetësuar nga prania e ”Huawei” në 5G-në britanike

Ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson shprehu shqetësim të thellë në lidhje me pjesëmarrjen e gjigantit kinez të telekomunikacionit ”Huawei” për zhvillimin e teknologjisë 5G në Britaninë e Madhe, raportoi sot media britanike.

”Jam tepër i shqetësuar në lidhje me mbulimin nga ‘Huawei’ të rrjetit 5G në Britaninë e Madhe. Është diçka që duhet shqyrtuar nga shumë afër”, deklaroi ministri me rastin e një vizite në Ukrainë, cituar nga e përditshmja ”The Times”.

”Huawei”, një nga ofruesit kryesorë botëror të pajisjeve dhe të shërbimeve të teknologjisë celulare, është denoncuar nga zyrtarë perëndimore për lidhje të dyshuara me shërbimet sekrete kineze.

Kompania ashtu si dhe qeveria kineze përgënjestrojnë gjithsesi çdo formë bashkëpunimi për qëllime spiunazhi.

”Ne duhet të pranojmë faktin që shteti kinez vepron herë pas here në mënyrë keqdashëse”, theksoi Gavin Williamson.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi