Londër, promovohet libri i presidentit Thaçi

 

 

Libri autobiografik për jetën dhe aktivitetin politik të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, “New State, Modern Statement” (Shtet i ri dhe shtetar modern), duket se ngërthen thelbin e sfidave të mëdha para të cilave gjendet aktualisht shteti i Kosovës.

 Libri është shkruar nga gazetarët e gazetës “The Times”, Roger Boys dhe Suzy Jagger, e i pranishëm në këtë aktivitet në Londër ishte edhe presidenti Hashim Thaçi.

Në promovimin e librit autobiografik të presidentit Thaçi ishin të pranishëm shumë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të ndryshme të jetës politike britanike. Mes tyre ishin Lordi Robertson; ish- sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Cherie Blair; gruaja e ish-kryeministrit Tony Blair; historiani Sir Noel Malcolm; apo edhe prokurori i njohur britanik, këshilltar i qeverisë së Kosovës, Sir Geofrey Nice.

Gjatë promovimit, presidenti Thaçi falënderoi autorët dhe botuesin, që siç u shpreh ai, besoi në këtë libër, në rëndësinë e rrëfimit të së vërtetës rreth Kosovës.

Thaçi, duke falënderuar rolin e Britanisë së Madhe në lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit në Kosovë tha se, “Britania e Madhe ishte njëra nga avokatet më të rëndësishme për solidaritet me kosovarët, kundër dhunës brutale të diktaktorit serb Sllobodan Millosheviç”.

Në promovim folën Lordi Robertson e Cherie Blair, ndërkohë që autorja Suzy Jagger ka theksuar se, libri është një rrëfim për Perëndimin dhe vet Kosovën.

Gjatë bashkëbisedimet me gazetarët u theksua roli i Rusisë në mbështetjen e Serbisë për parandalimin e avancimit të shtetit të ri të Kosovës dhe u nënvizua se e ardhmja e saj mbetet realisht një çështje e pazgjidhur gjeostrategjike mes Moskës dhe Uashingtonit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi