Lluka: Termocentralet janë ndotës të vegjël në krahasim me thëngjillin që digjet në shtëpi e shkolla

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka treguar “fajtorin” kryesor që po e ndotë ajrin në vendin tonë.

Sipas tij, termocentralet janë ndotës shumë i vogël në krahasim me thëngjillin e patrajtuar që digjet në shtëpi, shkolla, biznese dhe institucione.

Statusi i plotë:

Shyqyr qe i ndalem termocentralet e u rregullu ajri!

Jo jo, hajgare po boj! Termocentralet punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit dhe ndryshimet e ndotjes ndodhin pavarësisht, sepse siç e kam paraqitur në raportin e ndikimit në mjedis, termocentralet janë ndotës shumë i vogël në krahasim me thëngjillin e patrajtuar që digjet në shtëpi, shkolla, biznese dhe institucione./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi