Lluka: Nuk ka buxhet të mjaftueshëm për shpronsime në Hade

Pasi kanë dëgjuar ankesat e banorëve të Hades, në Komisionin për  të Drejtat e Njeriut,  dhe raportin e Avokatit të Popullit ku vlerësohet të ketë shkelje të të drejtave të njeriut ndaj banorëve të Hades, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka arsyetuar vonesat e shpronësimeve, sikur edhe përfituesit nga Miniera e thëngjillit, duke theksuar shpronësimet janë vonuar për mungesë buxheti.

Ai ka njoftuar të pranishmit në Komision se Kosova ka qenë në një kolaps energjetik dhe është dashur të bëhet intervenim, porse nuk është harruar as edhe çështja e shpronësimeve.

“Nëse shkojmë nga Veriu në Hade, andej  ka nevojë  për shpronësim,ndërsa nëse shkojmë nga ana e jugut nuk ka nevojë për shpronësime. Ne kemi formuar një grup rofesional të cilët kanë pasur obligim të shqyrtoj të gjitha kërkesat për përfitimin e minierës së thëngjillit, Mirëpo për shkak të presioneve të ndryshme ky komision ka dhënë dy opsione dhe ne jemi pajtuar të bëjnë analiza më të detajuara dhe të vijnë më një përfundim për minierën”, bëri të ditur ministri Lluka për të shtuar më pas se Hadja nuk e ka vendin aty, nuk është e shëndetshme të jetohet në një vend ku rrethohet nga thëngjilli.

Ai ka bërë të ditur se çështja e shpronësimev e ka mbetur peng edhe për mungesë buxheti.

“Buxheti për banorët e Hades, sipas Kushtetutës ka qenë e paraparë të jetë 60 milion euro, që nuk mjaftojnë për shpronësim dhe duhet të shihen opsionet tjera për financa”, tha Luka./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi