Lladrovci pezullon mësimdhënësin përdhunues

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në konferencën e thirrur për media pas rastit të dhunës në Drenas, ka bërë të ditur se ka suspenduar nga puna mësimdhënësin Sh. Xh.

“Nxënësja në fjalë e ka tërhequr padinë duke deklaruar se deklarata nuk është e vërtetë dhe nuk ekziston një situatë e tillë. Nuk kam pasur ankesa ndaj këtij mësimdhënësit , dhe kam besuar se nxënësja është abuzuar ose e kanë detyruar të heqë deklaratën, kjo po del të jetë bashkëpunim për të cilat hetimet do të vlerësojnë rastin në detaje”, u shpreh Lladrovci.

Sh.Xh ngarkohet si i dyshuar për dhunimin e nxënëses së tij 16 vjeçare, ky vendim është marrë nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi