Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim Milaim Zekës, padit në Gjykatë për shpifje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur deputetin e Nismës, Milaim Zekën për shpifje dhe fyerje ndaj tij, me ç’rast ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shkruar Lladrovci në Facebook

“Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka”, ka shtuar i pari i Drenasit.

Zeka në anën tjetër, ka thënë se do të japë dorëheqje nëse nuk i posedon letrat në të cilat ka thënë se gjendet nënshkrimi i Lladrovcit ku e akuzon presidentin Hashim Thaçi për vrasje të rëndë, atë ndaj Behadin Hallaqit, shkruan Indeksonline.

“Nese nuk i posedej letrat: 1. Jap doreheqeje nga posti deputetit”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe, Lladrovci padinë e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi