Liverpool, në shënjestër mesfushori uellsian i Arsenalit

Liverpooli do të nisë një ofensivë për Aaron Ramsey, për ta sjellë atë në “Anfield Road”.

Skuadra “The Reds” e ka vënë në shënjestrën e saj që në muajt e verës mesfushorin uellsian të Arsenalit, me trajnerin Klopp që do të kërkojë të shfrytëzojë faktin që futbollisti ka dhënë sinjale se dëshiron të largohet nga “topçinjtë” e Londrës.

Ramsey u zëvendësua nga Emery në ndeshjen që Arsenali fitoi ndaj Watfordit me rezultatin 2-0, në kampionat, e ditën e diel ai u pa të ishte i pranishëm në “Le Golf National”, në ditën finale të sfidës së përvitshme “Ryder Cup”, e përfunduar me fitoren e skuadrës së Europës kundrejt asaj të Shteteve të Bashkuara.

Kontrata e Aaron Ramsey me Arsenalin skadon në fund të sezonit dhe futbollisti është i lirë që të nisë bisedimet me skuadra të tjera për të ardhmen e tij. Liverpooli duket se është tashmë në “pole position” për blerjen e kartonit të Ramsey, i cili nga ana e tij duket se tundohet shumë nga ideja për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi